Fier, makina del nga rruga në Fier dhe përfundon në kanal, plagoset shoferi

27 Dhjetor 2018, 09:20

Një aksident me një të plagosur është shënuar në mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fier-Patos në vendin e quajtur kthesa e Portezës. Një automjet i markës “Ford” ka humbur kontrollin si rezultat i ngricave duke dalë nga rruga dhe përfunduar në kanal.

Si rezultat i këtij aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi mjetit, Ardian Saliaj. Këto ditë në rrugët e Fierit si rezultat i ngricave ka pasur disa aksidente me dëme materiale.