Fier, makina përplas për vdekje një person me motoçikletë

30 Maj 2020, 15:27

Një person i cili po udhëtonte me motoçikletë është aksidentuar për vdekje. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Kafaraj.

Sipas informacioneve të para bëhet e ditur se drejtuesi i motoçikletës u përplas nga një makinë.