Fier, merr flakë 'Audi' me benzinë e gaz, dëmtohen dhe dy makinë të parkuara! Shpëton shoferi

8 Gusht 2020, 22:20

FIER- Një makinë tip "Audi" është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtunë në lagjen "Apolonia" në Fier, por fatmirëisht nuk ka të lënduar. Shoferi i makinës ka arritur të kuptonte në kohë që diçka nuk shkonte dhe ka dalë me shpejtësi. Makina është me benzinë- gaz, teksa zjarrfikësja ka ndërhyrë në kohë për shuarjen e flakëve. Siç shihet në videone Report Tv, mjeti ka marrë demtime të shumta në pjesën e përparme, por janë dëmtuar edhe dy mjete të parkuara aty pranë.