Fier, ndalohen dy vlonjatët/ Njëri vidhte motoçikleta, tjetri i shiste

9 Maj 2019, 14:58

Fier- Dy persona janë ndaluar nga Policia, pasi kanë kryer brenda një muaji katër vjedhje.

Mësohet se janë ndaluar E. M., 39 vjeç dhe S. T., 36 vjeç, të dy nga Vlora. Dy vlonjatët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë grabitur 4 motoçikleta në qytetin e Fierit.

Mësohet se E.M kryente vjedhjet dhe më pas ia jepte S.T për t'i shitur në Bishan të Vlorës.