Fier/ Pamje nga vila 3-katëshe, ku i riu me automatik në dorë kërcënonte të vetëvritej

20 Shtator 2020, 09:01

Kamera e Report Tv ka qenë mëngjesin e sotëm në vilën 3- katëshe, ku i riu 31-vjeçari Elton Meta, me një automatik në dorë kërcënoi se do të vriste veten. Banesa ishte në pronësi të vjehrrit të tij dhe në momentin e kërcënimit brenda kanë qenë të gjithë familjarët. I riu dhe bashkëshortja e tij nuk jetojnë këtu, kështu që mbetet ende e paqartë pse ai zgjodhi shtëpinë e vjehrrit për të kërcënuar se do të vriste veten me automatik.