Fier, përplasen dy automjete tek 'Ura e Mbrostarit', drejtuesja e Wolksvagenit dërgohet në spital

30 Prill, 11:58

Një aksident ka ndodhur pak më parë në vendin e quajtur “ Ura e Mbrostarit” në hyrje të Fierit.

Dy automjete “ Tip Nisan” dhe “Wolksvagen“ janë përplasur me njëra - tjetrën, fatmirësisht vetëm me dëme materiale.

Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja drejtuesja femër e mjetit “ Wolksvagen” ka pasur lëndime të lehta dhe është dërguar në spitalin rajonal të Fierit ku mori ndihmën mjekësore.