E kërkon Italia për trafik droge, kapet i riu në Patos, gati ekstradimi

14 Qershor 2020, 09:32 | Përditesimi i fundit: 2020-06-14 09:47:28

Një 31-vjeçar nga Patosi është arrestuar nga policia me qëllim ekstradimin në Itali, ku akuzohet për pjesëmarrje në grup kriminal për trafik droge. I arrestuari është Idajet Saliaj 31 vjeç.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e L`Aquila, më datë 20.04.2020 i ka caktuar masën e sigurimit ”Arrest në burg". Maksimumi i dënimit është 24 vjet burgim.Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.