Fier, probleme me furnizimin me energji elektrike, rrjeti në gjendje të amortizuar

13 Korrik 2018, 19:13

Në fshatin Ndërmënas në bashkinë Fier, disa familje furnizohen me energji elektrike me një linjë të amortizuar, me shtylla hekuri, të cilat i përkasin viteve para demokracisë. Ndërsa sot në fshat ka shkuar edhe linja 20 kilovolt,  në  këto familje  energjia shkon edne me përcjellsa  të amortizuar, ndersa shtyllat janë metalike  jashtë kushteve teknike, të cilat shtojnë  më shumë rrezikun për jetën ndaj banorëve.

Por, ankesat e tyre  shkojnë edhe  për  uljen e tensionit  deri në 120 volt, ku si rezultat ka pasur raste edhe të djegjeve të orendive shtëpiake, pa harruar edhe  ndriçimin e ulët. Ankesat kanë qenë të shumta dhe nga banorët e tjerë, të cilët kanë marrë vetëm premtime së shpejti do të zëvendësohet linja elektrike.