Fier, tensione te shkolla që u hodh spraj helmues, prindërt tentojnë të futen me forcë

5 Mars 2020, 09:12

FIER- Situata e kaosit në gjimnazin Janaq Kilica në Fier vazhdon. Një ditë pas helmimit masiv që përfshiu mbi 60 nxënës, mësimi ka nisur normalisht pa dalë ende përgjigja e analizës për sigurinë në ambientet e shkollës. Një vajzë është dërguar me urgjencë në spital pasi nuk është ndjerë mirë sapo është futur në ambientet e brendshme të shkollës. 

Ndëkohë dy nxënës të moshave 15-vjeç A.M dhe A.H. janë vënë nën pasi dyshohet se kanë hedhur spraj gazi, çka shkaktoi edhe situatën alarmante.Fëmijët janë shfaqur në shkollë të shoqëruar nga prindërit. Këta të fundit kanë tentuar të futen në ambientet e shkollës, por nuk janë lejuar nga policia.