PD pret Ramën me protesta në Fier, lëndohet në kokë efektivi i FNSH-së

9 Mars 2019, 10:48 | Përditesimi i fundit: 2019-03-09 14:47:29

Një grup demokratësh në Fier ashtu si dje edhe sot pritën kryeministrin Edi Rama me protesta. Me pankarta në duar dhe thirrje 'Rama ik' në një moment situata mes protestuesve dhe policisë u tensionua, ndërsa kryetari i degës së Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi akuzoi efektivët për provokim. "Protesta jonë është paqësore, ne nuk provokojmë, po protestojmë kundër qeverisë dhe kryeministrit. Ne nuk jemi provokatorë si ju" tha ndër të tjera Baçi.

Ndërkohë që një efektiv i FNSH-së u lëndua nga protestuesit, pasi u godit me gurë në kokë, policia bëri thirrje për shpërndarje të turmës, pasi tubimi ishte i paligjshëm. Protesta zgjati deri kur mbaroi takimi i Ramës. Për protestën e djeshme u shoqëruan mbrëmë 50 persona, nga të cilët katër u arrestuan, ndërsa 41 po hetohen në gjendje të lirë për tubim të paligjshëm.

    No videos found.