Fier, vranë me thikë dhe hodhën në kanal të riun nga Tropoja, arrestohen dy autorët

13 Gusht 2019, 11:44

Policia e Shtetit ka arrestuar dy autorët e dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit, Florian Selimi në vendin e quajtur "Kthesa e Hamilit" në fshatin Sulaj të Fierit. Të arrestuarit janë S.S, 26 vjeç, banues në fshatin Sulaj dhe K.M, 20 vjeç, banues në fshatin Sulaj. Sipas policise vrasja është kryer më datë 11 gushtë, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është gjetur mëngjesin e djeshëm në një kanal.

Më pas policia  njofton se vrasja e të riut ka ardhur për motive të dobëta. Viktima kishte ndaluar për të rregulluar automjetin e tij për shkak se kishte një defekt në gomë dhe pikërisht në këtë moment duket se është vrarë nga dy autorët. Report tv mësoi se viktima ishte me origjinë nga Tropoja dhe ishte vendosur në fshatin Sulaj të Fierit prej pak vitesh.

Dyshohet se në vitin 2015 Selimi ishte arrestuar për shkak se kishte vjedhur dhe më pas kishte djegur një automjet në lagjen '15 Tetori', ngjarje për të cilën ka qenë edhe i arrestuar.