Zjarr në ambientet e jashtme të një shtëpie në Fier, flakët rrezikuan banesën dhe një makinë të parkuar

5 Korrik 2020, 14:48 | Përditesimi i fundit: 2020-07-05 14:49:42

Ambienti i jashtëm i një banese është përfshirë nga flakët në fshatin Portez të Fierit.  Për fat të mirë në këtë banesë nuk kishte familjarë, por rreziku ka qenë i madhe, pasi flakët ndihmoheshin edhe nga era që e çonte drejt banesës dhe një mjeti të parkuar.

Është dashur ndërhyrja e repartit zjarrfikës, të cilët bënë të mundur fikjen e flakëve.Nga zjarri janë djegur vetëm disa bimë të mbjella në oborrin e banesës. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit.