Fier/ Zjarri përfshin një sipërfaqe pylli në fshatin Peshtan i Madh

23 Dhjetor 2020, 17:58

FIER - Një sipërfaqe pylli është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Peshtan i Madh në Fier në vendin e quajtur Likovun.

Forca të shumta të zjarrfikëses së Fierit kanë shkuar në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Terreni i vështirë e bën të pamundur neutralizimin e zjarrit e po punohet me mjete rrethanore.

Ende nuk dihet nga se janë shkaktuar flakët në këtë periudhë me temperatura të ulta.