Fierakët e shfrytëzojnë orarin për të lëvizur vetëm në kushte të domosdoshme

20 Mars 2020, 18:03

Orari i vendosur vetëm për të kryer punët emergjente, në të kundërt nëse nuk ke duhet të qëndrosh në shtëpi nuk po ndërgjegjëson as fierakët. Qytetarët duket në grumbuj pa respektuar distancën mes tyre dhe të ulur në lulishtet e qytetit, sidomos mosha e tretë.

Gjithashtu gjatë orarit 16:00-18:00 ka dhe një shtim të lartë të mjeteve në qarkullim, ku në disa rrugë janë krijuar edhe radhë të gjata makinash në një kohë kur i gjithë vendi është në karantinë.

Në rrugët e qytetit shihen një prezencë e lartë e njerëzve që duket që rrinë dhe jo se po mbarojnë punë për pazare apo çështje të tjera që mund të kenë për nevojat urgjente.