Fieraku rrëfen mes trishtimit: Covid më shkoi 1 milion, mora borxh e shënova emrin në farmaci

26 Shkurt 2021, 10:34

Një qytetar nga Fieri telefonoi mëngjesin e sotëm në programin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv dhe rrëfeu mes trishtimit se kishte kaluar Covid-19 së bashku me bashkëshorten. Por trishtimi më i madh ishte se zotëria tha që kjo situatë i shkoi tek 1 milion lekë shpenzime dhe se mori borxh dhe shënoi emrin në farmaci.