Fieri ‘hesht’ nga koronavirusi! Pamje me dron nga qyteti

15 Mars 2020, 17:54

Në qytetin e Fierit ka mbizotëruar heshtja ditën e sotme. Rrugët kryesore të qytetit kanë qenë të boshatisura gjatë gjithë ditës, ku as qytetarë dhe as makina nuk kanë lëvizur, përveç pak rasteve për të bërë pazar. Report TV sjelle pamjet e qytetit të Fierit me dron ku duket I qetë dhe  bosh, pas asnjë lëvizje përveç dy apo tre qytetarëve.

Këtë pamje nuk e kishim parë kurrë në një situatë normale, por duhet thënë që është e domosdoshme në një situate kur koronavirusi kërcënon jetën e të gjithëve ne.