Fieri më pak lëvizje prej shiut, por në tregjet e fruta-perimeve vijon të ketë grumbullime

23 Mars 2020, 10:06

Kjo e hënë edhe pse nën ndikimin e reshjeve të shiut dhe temperaturave më të ulëta, qytetarët fierakë nuk janë penguar të shfrytëzojnë kohën e orarit të lejuar kur mund të marrin shërbime dhe të lëvizin si këmbësorë deri në orën 13:00.

Këtë mëngjes më shume qytetarë vihen re tek tregjet, farmacitë, furrat e bukës e shërbimet ne kompanitë celulare.

Një pjesë e mirë e qytetarëve edhe pse me maska ose jo , ruajnë distancën dhe pritjet në radhë, ndërsa tek tregu i fruta-perimeve ka më shumë dyndje qytetarësh.

Kontrollet vazhdojnë ku më shumë këtë mëngjes në rrugët e qytetit është policia bashkiake e cila kontrollon dhe bind qytetarët të mbajnë distancën në çdo shërbim.