Fieri zgjohet i zhurmshëm, automjete të shumta në rrugë dhe tregje të mbushura plot

20 Prill 2020, 10:23 | Përditesimi i fundit: 2020-04-20 10:25:50

Fieri sot është zgjuar shumë i zhurmshëm. Arsyet mund të jenë të shumta, duke filluar nga izolimi total i fundjavës e deri te hapja e një sërë biznesesh ditën e sotme, por sërish lëvizjet janë mbi normën e pritshme të periudhës së pandemisë.

Jo vetëm qytetarët, por edhe automjetet kanë mbushur rrugën, duke e bërë të hënën të ngjajë si një ditë e zakonshme. Me sa duket njerëzit mund të jenë keqkuptuar lidhur me tolerimin që qeveria bëri për disa biznese, pasi sërish për të dalë nga shtëpia duhet leje.Qarkullimi më i dendur i qytetarëve dhe mjeteve duket pranë tregjeve të fruta perimeve.