Fier/Po transportonin 11 emigrantë të paligjshëm kundrejt parave, prangosen 3 persona (EMRAT)

10 Qershor 2022, 11:36

3 persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi kundrejt parave po transportonin 11 emigrantë të paligjshëm në vendin tonë.

Personat e arrestuar që u kapën duke transportuar emigrantët e paligjshëm janë 36-vjeçari Admir Derveni nga Tirana, 34-vjeçari  Alket Balili nga Vlora dhe Renato Jemishta, një 33-vjeçar nga Tirana.