Fier/Rama me biznesin e vogël: Taksa e TVSH është zero për ju!, taksa e sheshtë 9% që Luli të flejë

4 Prill 2021, 12:12 | Përditesimi: 4 Prill 2021, 12:12

Qeveria ka vendosur taksë 0 për biznesin e vogël dhe kaq do të mbetet deri në vitin 2029. Kreu i qeverisë Edi Rama gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit vogël në Fier tha se qeveria u ka dhënë atyre taksë dhe TVSH zero, ndërsa e cilëson të pakonceptueshme që të votosh PD duke rritur taksën direkt në 9 % që Luli të flejë në Kryeministri.

Po ashtu kreu i qeverisë shtoi se jo vetëm që taksa dhe TVSH do të mbeten 0, por biznesi i vogël nuk do të ketë më asnjë lloj kontakti fizik me shtetin, pas procesit të fiskalizimit.

Sakaq me tej Rama tha mandati i qytë i qeverisjes së Partisë Socialiste është më i jashtëzakonshmi në historinë e pluralizmit në Shqipëri, duke ju referuar tërmetit të 26 nëntorit dhe pandemisë globale COVID.

Rama tha se nuk jemi në një kohë normale por jemi në një luftë, dhe në këtë luftë duhet të fitojmë betejat.

b.ha./Shqiptarja.com