Fillimi i vitit të ri shkollor, Ministria e Shëndetësisë: Strukturat e shëndetit janë gati, respektoni rregullat anticovid

12 Shtator 2020, 11:34

Dy ditë nga nisja e e vitit të ri shkollor, Ministria e Shëndetësisë ka siguruar për nxënësit dhe prindërit që strukturat e shëndetësisë janë në gatishmëri.

Përmes një videomesazhi, ministrja Ogerta Manastirliu i bëri apel mësuesve dhe nxënësve që të respektojnë sa më shumë masat mbrojtëse nga koronavirusi në ambientet e shkollës.