Fillon thurja dhe vendosja e çadrave në plazhe, po distanca do ruhet? (Pamjet me dron nga Golemi)

25 Prill 2020, 15:25 | Përditesimi i fundit: 2020-04-25 20:00:39

TIRANE-Disa biznese kanë filluar përgatitjet për sezonin turistik. Edhe pse aktualisht i gjithë vendi është në karantinë totale shpresat për turizmin për një hapje graduale duke respektuar distancimin dhe masat janë të mëdha. Besimin disa subjekte e kanë konkretizuar në veprime konkrete.

Report Tv sjell pamjet nga Golemi ku ka nisur vendosja e çadrave të kashtës. Punëtorët para një hoteli nisën sot me thurjen e çadrave dhe vendosjen e tyre, por çështja mbetet te distanca sa do të jetë dhe do të ruhet. Ndërkohë që buzë vijës për të shijuar detin dhe rrezet nuk kanë munguar qytetarët, por jo të shumtë në numër.