Fillon 'Udhëtimi i Epitafit', qindra besimtarë ortodoksë mblidhen bashkë në Korçë

26 Prill 2019, 19:43

Udhëtimi i Epitafit ka filluar me grumbullimin e besimtarëve ortodoksë nga të gjitha kishat perkatëse të qytetit të Korcës.

Besimtarët nga kisha e Shën Sotirit, Shën Ilias, Shën Thanasi si dhe të Katedrales janë mbledhur para sheshit të Katedrales “Ringjallja e Krishtit” ku kanë pritur ardhjen e epitafit. Rrugëtimi nisi tek Pedonalja e më pas në rrugët kryesore të qytetit.

Mijëra besimtarë janë bërë pjesë e marshimit ndërsa kanë predikuar së bashku me Hirësinë e tij Imzot Johan Pelushi. Udhëtimi i Epitafit ka përfunduar tek Katedralja e qytetit.