Kryeministri Edi Rama bën live vaksinën anti-COVID-19

11 Janar 2021, 15:13 | Përditesimi i fundit: 2021-01-11 20:33:59

Ka nisur sot në Shqipëri procesi i vaksinimit të personave të parë anti-COVID!  Ashtu siç kishte paralajmëruar Kryeministri Rama e para është vaksinuar drejtoresha e Infektivit, Najada Çomo. I dyti është vaksinuar Kryeministri Rama.

11 janari i 2021 do të jetë një ditë shumë e rëndësishme për vendin në rrugën për t'i dhënë fund betejës disa mujore me COVID-19. Procesi ka nisur sot në orën 15:00.