Filluan punimet për rikonstruktimin e maternitetit historik të Tiranës ‘Mbretëresha Geraldinë’

28 Shkurt 2021, 11:14

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu mëngjesin e sotëm, përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, duke na uruar një të dielë të qetë, ka publikuar fillimin e punimeve për zgjerimin e maternitetit historik të Tiranës “Mbretëresha Geraldinë”.

Ajo shkruan gjithashtu se 3 maternitete të tjera janë duke u ndërtuar në vend.