Film thriller apo fantastiko-shkencorë? Skenar apokaliptik në rrugët e Wuhan, 'qyteti ku lindi vdekja'

13 Shkurt 2020, 17:57

Atë e kanë quajtur "qytet të infektuar" apo edhe "qytet fantazmë".

Nëse në muajt e kaluar Wuhan ishte një qendër e gjallë me 11 milionë banorë, sot rrugët e tij janë të shkreta në kuptimin e vërtetë të fjalës. Njerëzit jetojnë 'të blinduar' në shtëpitë e tyre duke pritur të vijnë' kohë më të mira'.