Filmi “Diptik” në ekranin e “Report TV”, regjisori: Trajton makutërinë dhe korrupsionin në dogana

8 Maj 2020, 17:27

Filmi “Diptik” me regji të Ilir Harxhit rikthehet tek publiku në periudhë pandemie përmes ekranit të “ReporTV”. Në këtë diptik, dy filmat “Pallati” dhe “Daja” trajtojnë dy histori që kanë në thelb makutërinë e individit edhe korrupsionin në dogana  

“Është një qerasje që i bëj publikut, pasi këta filma janë parë vetëm në kinematë e qytetit. Ishte dëshira ime që në këto ditë të pandemisë t’u jap spektatorëve mundësinë dhe të qeshin, duke parë hallet e ditës”, shprehet Harxhi.