Filmi 'Gjirokastra', aktorë shqiptarë dhe rusë kujtojnë një kapitull pak të njohur në historinë e tyre të përbashkët

23 Janar 2020, 15:08

Brenda mureve të gurta të një kështjelle të shekullit të 13-të, aktorë shqiptarë dhe rusë po përpiqen të kujtojnë një kapitull pak të njohur dhe të diskutueshëm në historinë e tyre të përbashkët.

Një film për dhunën e komunizmit kundër çifteve të përziera të huaj.

Ky është bashkëprodhimi i parë i përbashkët midis Shqipërisë dhe Rusisë në pothuajse 70 vjet dhe filmi i parë me metrazh të gjatë që eksploron fatin tragjik të çifteve të përzier të persekutuar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës

Producentja ruse Nina Kovaleva thotë se “Është një film historik rreth viteve 60-të, vite në të cilat dy vendet prishën marrëdhëniet, një ndarje e dhimbshme për të dyja palët. Një këputje diplomatike që do të shkatërronte jetën e mijëra çifteve