Filmi shqiptar rrëmben dy trofe në Festivalin Europian në Leçe

9 Nëntor 2020, 17:14

Filmi “Derë e hapur” me regji të Florenc Papas është vlerësuar në Festivalin e Filmit Europian në Leçe të Italisë me dy çmime, atë të Publikut dhe Cinema Europa. Producenti, Eno Milkani, rrëfen se këto çmime shtojnë përgjegjësinë, që ky film të shkojë edhe tek publiku i huaj. Ndërsa, filmi do të përfaqësojë Shqipërinë edhe në Oskar për vitin 2021.