Finalizimi i listës, Rama mbërrin në selinë e PS për 'dorën e fundit'! Pritet prezantimi i kandidatëve për deputetë

8 Mars 2021, 13:59

Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në selinë e PS, ndërkohë që pritet të finalizohet lista e kandidatëve për deputetë të PS për zgjedhjet e 25 prillit.

Kryeministri do t'i japë "dorën e fundit" listës, përpara se ta dorëzojë atë në KQZ. Duke iu referuar burmieve, shqiptarja.com ka raportuar më parë se Adnor Shameti nuk do të kandidojë më 25 prill pasi nuk është në listën e PS.