Negociatat e vështira të Bashës për koalicionin me 12 aleatët që zgjatën deri në mesnatë! Nga firma e Sali Shehut dhe e Ndokës, të dorëheqja e Bamir Topit

25 Shkurt 2021, 13:37 | Përditesimi i fundit: 2021-02-25 16:24:57

Marrëveshja që demokratët kishin përpiluar që më 23 shkurt, nuk i mori të gjitha firmat e kryetarëve të partive dhe gjithçka iu la minutave të fundit deri në orën 11:40 të mbrëmjes së 24 shkurtit kur përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso, dorëzoi për regjistrim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve koalicionin “PD- Aleanca për Ndryshim”