Finalizohet kompleksi i stadiumit kombëtar nga Albstar

16 Nëntor 2019, 19:46

Kryeqyteti shqiptar dhe tifozët kuqezi tanimë kanë një stadium të parametrave Europian, i cili përveç aktiviteteve futbollistike do të afrojë edhe shumë mundësi të tjera. Kompleksi multifunksional i ndërtuar nga kompania Albstar, e cila ka mbi 25 vite eksperiencë dhe që ka ndërtuar mbi 200 projekte të realizuara me sukses, do të jetë i hapur 24 orë në 7 ditë të javës.

Për ndërtmin tij janë përdorur teknologjitë më të fundit bashkëkohore dhe është realizuar në një kohë rekord prej tre vitesh. Përsa i përket materialeve të përdorura janë 12 mijë ton hekur armaturë, rreth 70 mijë metër kub beton, 23 mijë metër katrorë fasadë e jatshme si dhe 178 mijë metër katrorë armaturë.

Kompleksi i stadiumit kombëtar është një nga objektet më të mëdha të ndërtuara në vendin tonë dhe përfshin Hotelin me pesë yje Marriot, një njësi tregtare, bare në katin 0 si dhe ambiente të tjera shërbimi në katet 3,4,5,6.  

Kompeksi i ri I stadiumit kombëtar do të jetë edhe një mundësi e mirë për familjarët të cilët do të ketë mundësinë e zonave të dedikuara, duke garantuar ambiente të rehatshme, të këndshme dhe të sigurt në të gjitha hapësirat për vizitorët e tij.