Finalizohet operacioni ndërkombëtar antidrogë 'ATOS', mes 4 shteteve! Arrestohen 6 shqiptarë, mes tyre nipi i deputetit!

21 Dhjetor 2020, 14:20

Finalizohet një operacion ndërkombëtar antidrogë mes disa shteteve në kuadër të të cilit kanë rënë në pranga 6 shqiptarë dhe dy të huaj.

Të arrestuarit janë Musa Gjikola, Genti Balliu alias Flamur Balliu, Ramazan Rraja, Fioralb Rraja, Bledar Pepaj, Fatmir Xhecuka. Ramazan Rraja, është nipi i deputetit te PS-se, Rrahman Rraja. Të gjithë të arrestuarit janë kapur jashtë, ndërsa në vendin tonë nuk është bërë asnjë arrestim por vetëm shoqërime, vëzhgime familajrësh dhe verifikime pasurie.