"Finalja" e grupit Real-Inter premton shkëndija në Champions, spikat Atalanta-Liverpool, në fushë edhe Bayern e City

3 Nëntor 2020, 12:33

Ndeshje shumë e rëndësishme  gati si një finale në grupin B. Champions League premton shkëndija sonte në mbrëmje pasi përballë në Madrid do të jenë Reali dhe Interi. Të dyja ekipet janë në kërkim të fitores së parë dhe nuk u lejohet më hapi fals. Los Blancos janë gati dhe Zidane ka një ekip të karikuar që në La Liga po bën shumë mirë. Militao mungon i prekur me Covid por francezi ka në dispozicion Vasquez dhe Hazard pritet titullar. Tekniku ka dashur të “shkundë” ekipin e tij duke thënë se kjo e sotmja ndaj zikaltërve është si një finale.