'Financim i partive 100% nga shteti'/ Zbardhen propozimet e PD-së për 'Zgjedhoren', Bylykbashi: Jo fushata të shtrenjta

5 Nëntor 2019, 14:48

TIRANE-Partia Demokratike dhe aleatët zhvilluan sot tryezën e tretë politiko-teknike për të diskutuar draftin që do të propozojnë për reformën zgjedhore. Gazetari i Report Tv, Elis Memelli ka zbuluar disa nga propozimet që janw diskutuar në tryezën paralele të opozitës, që nuk e njeh Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Opozita propozon financimin e partive 100% nga buxheti i shtetit me qëllim shmangien e financave private nga burimet e dyshimta, pra kriminalizimin e financimeve private. Gjithashtu selia blu kërkon që kostoja e reklamave të zbritet nga detyrimet që mediat kanë ndaj shtetit. PD në draft kërkon sipas saj uljen për mjetet e propagandës në fushatën zgjedhore. Disa nga propozimet e opozitës
Financim i partive 100% nga buxheti i shtetit me qëllim shmangien e financave private nga burimet e dyshimta
Propozohet kriminalizimi i financimeve private
KQZ të bëjë një listë kostosh reference të detyrueshme me qellim matjen e shpenzimeve
për një kandidat dhe parti në fushatën zgjedhore
Të përcaktohen kriteret e llogaritjes së financimit për mediat
Kostoja e reklamave te zbritet nga detyrimet qe mediat kane ndaj shtetit

Në përfundim të tryezës së tretë të opozitës, Oerd Bylykbashi sqaroi se cfarë është diskutuar dhe cfarë kërkon PD-ja."Qeveria kujdestare tranzitore garanton zgjedhje të lira. Ne diskutuam propozime të ndryshme që ende do të marrin rrugën e tyre për draftim. Mesazhi që vjen nga kjo përpjekje, është e angazhuar 100% për reformën zgjedhore për propozime në përputhje me OSBE-në për të zgjidhur të gjitha problemet e tjera. Edi Rama nuk garanton dot zgjedhje, por vjedh edhe votat e tij. Këtë javë do të ketë rritje të itensitetit.

Kemi një kalendar dhe e rëndësishme është identifikimi i të gjitha cështjeve dhe më pas me një qëndrim të plotë të opozitës për të qenë ne që udhëheqim një proces në dobi të shqiptarëve. Reforma bëhet në mënyrë gjithëpërfshirëse. Reforma mund të jetë vetëm konsensuale për të qenë të besueshme zgjedhjet. Ne kemi sugjeruar me planin pesë pikësh vullnetin që do të bëjë bashkë shumicën dhe opozitën për një kod konsensual, i testuar në zgjedhje" tha ai.

Por cfarë mendon PD-ja për rezolutën e PS-së për ndalimin e financimeve të huaja? "Nuk kanë lidhje me thelbin e problemit. Ne duhet të garantojmë transparencë për burimet, fushata nuk mund të jetë dicka e shtrenjtë, transparenca e raportimeve dhe kontroll efikas" tha ai. Grupi i opozitës është ndarë në tre n/grupe, ndërsa sot është mbledhur grupi ligjor për cështjen e financimit të partive. Ndërkohë që sot është parashikuar edhe mbledhja e tryezës së komisionit të Reformës Zgjedhore.

    No videos found.