Financimet ruse në PD, Balla: Prokuroria të marrë në pyetje Bashën

21 Mars 2018, 15:08 | Përditesimi: 21 Mars 2018, 15:08

Pas kthimit nga Brukseli, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një deklaratë për mediat në ambientet e Kryesisë së Kuvendit i ka bërë sërish thirrje Lulzim Bashës që të sqarojë publikun për akuzat e financimit rus të partisë që ai drejton në SHBA.

Sipas Ballës, KQZ-ja dështoi në skanimin e këtij skandali të rëndë dhe tani i përket Prokurorisë që të merret me këtë çështje, duke marrë në pyetje Lulzim Bashën, si personin përgjegjës për këtë skandal.

Deklarata e plotë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla:
Duhet të kuptojmë që institucionet e pavarura që zgjidhen nga Kuvendi çdo vit raportojnë në Kuvend dhe më pas është Kuvendi që përmes rezolutës miraton gjetjet dhe rekomandimet për funksionimin e institucionit vitin pas ardhës. Rasti i radhës është KQZ-së, i cili ka raportuar mbi veprimtarinë e tij gjatë viti 2017 dhe jemi në fazën që do të bëjmë rekomandimet për përmirësime të funksionimit të këtij institucioni gjatë vitit 2018.