Financimi i partive politike, Alibeaj: Të bëhet nga shteti, financimet private nuk janë transparente

22 Qershor 2022, 11:42

Në tryezën e diskutimit për financimin e partive Politike, kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike Enkelejd Alibeaj, tha se financimi i fushatave zgjedhore, janë jo transparente. Alibeaj tha se është në favor të një financimi të partive politike nga shtetit, pasi kjo mënyrë do të jetë më e matshme dhe më transparente. Sipas Alibeajt, financimi me fornde private i partive politike, shton mundësitë e ndikimit nga burime të paligjshme, kriminale dhe korruptive.