Financimi i Turqisë për rindërtimin e 524 apartamente në Laç, Rama ndan pamjet e punimeve nga kantieri

28 Dhjetor 2020, 10:55 | Përditesimi: 28 Dhjetor 2020, 10:57

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga punimet e lagjes së re të Laçit e financuar nga qeveria turke. Në video shfaqen momentet e punës intesive që po bëhet në këtë lagje të re e cila do të rindërtohet nga e para pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.

‘Mirëmëngjes. Dhe me energjinë e punës nga kantieri i Rilindjes së Laçit, ju uroj një javë të mbarë e të gëzuar’

Punimet në këtë lagje u inauguruan më 23 dhjetor në një ceremoni simbolike ku të pranishëm ishin  kryeministri Edi Rama, ministri i rindërtimit Aben Ahmetaj, ministri turk i Infrastrukturës, Murat Kurum, teksa nga Turqia pati një komunikim live edhe të presidentit Recep Erdogan. 

b.ha./Shqiptarja.com