Finiq, problemi me kullotat, banorët: Bashkia ua ndan tokat personave të tjerë kundrejt rryshfeteve

8 Korrik 2018, 17:51

Televizioni Report tv pak kohë më parë ngriti shqetësimin e blegtorëve të fshatit Cerkovicë të Finiqit, të cilët akuzon Bashkinë se i ndante kullotat kundrejt rryfshfeteve personave të zonave të ndryshme, ndërkohë mësohet se ky problem ende s’ka gjetur zgjidhje. 

Pronarët e baxhove që marrin qumështin tek ata të njëjtin shqetësim e ngritën edhe në takimin që patën me kryeministrin Edi Rama, ku akuzuan drejtpërdrejt kryebashkiakun Leonidha Hristo. Kryeministri premtoi se do të dërgonte një grup kontrolli për të verifikuar rastin e bërë publik nga fermerët e bashkisë Finiq, por deri me tani nuk është marrë asnjë masë. 

Fatmir Mehmeti një blegtor i zonës shprehet për Repor tv se ai dhe blegtorët e tjerë po përballen më të njëjtat probleme, duke akuzuar kreun e pushtetit lokal, i cili kullotat e tyre ua jep personave të tjerë. Nga ana tjetër kryetari i Bashkisë Finiq i kontaktuar nga Report mohoi këto akuza. Blegtoria është ndër të paktat mjete mbijetesë për banorët e fshatit Cerkovicë.

    No videos found.