Finishi në Formula 1, nga Ferrari, te Mercedez-i dhe Renault-i/ Batutat Rama-Mogherini

18 Prill 2018, 14:56 | Përditesimi: 18 Prill 2018, 14:56

Shefja e diplomacisë së BE-së, Mongherini gjatë vizitës në Tiranë u njohu meritat të gjitha palëve politike, e për të dyja palët i la edhe detyrat në vijim për negociatat. Mogherini përpos Ramës, takoi Presidentin Meta, Bashën dhe Kryemadhin. Por vëmendja kryesore ishte te vendimi i qershorit nga vendet anëtare për hapjen e negociatave, pas skepticizmit të Gjermanisë, Francës dhe Holandës.

Duke bërë një krahasim me garën e Formula 1, Mogherini tha se “sot semafori është në dritën e gjelbër dhe këtu fillon gara”. Rama vijoi batutën duke shtuar se po kalon nga ‘Ferrari’ te Mercdezi, prodhuesi gjerman i makinave dhe ai francez ‘Renault’.

Gjermania nuk është vend skeptik, përkundrazi bashkë me Francën janë kampionë të projektit të Europës së bashkuar. E sigurt është që semafori është jeshil dhe ne do e dërgojmë garën deri në fund me mbështetjen e Ferrarit, Mercedezit, Renault  dhe të gjithë skuderive të pathyeshme

b.ha./Shqiptarja.com