Fino kundër propozimit të PS: Kryetari i Partisë të kandidojnë në 4 zona zgjedhore! Shameti: Propozim i partive të reja

2 Tetor 2020, 13:23

Deputeti Bashkim Fino ka dalë kundër ripropozimit të PS për të lejuar kryetarët e partive të kandidojnë në 4 zona zgjedhore.

Fino: Nuk e kuptoj është frikë se mos kryetari i partisë nuk mund të zgjidhet  në një qark të caktuar? Tani duke i lënë mundësi kryetarit të partisë në 4 qarqe duket fyese për armatën e madhe të listës së kandidatëve.

Shameti: Ky riformulim ka të bëjë me diskutimet në grupin e punës, formulë kompromisi për partitë e reja.

Fino: Mora shembull kryetarin e partisë sime që mos merrja të tjerët. Nuk keqkuptohem me kryetarin e Partisë sime

  •