'Firence si Miloti' Kapen 22 'skifterë' shqiptarë në Itali, dalin pamjet, ja si i grabitën mbi 60 banesa

28 Korrik 2019, 09:00 | Përditesimi i fundit: 2019-07-28 09:01:14

ITALI-Pesë banda shqiptare të akuzuara për mbi 60 grabitje janë goditur nga policia italiane duke arrestuar 22 persona.

Katër prej bandave me 17 shqiptarë të arrestuar akuzohen se vetëm në muajt e fundit kanë grabitur 57 banesa; 23 në Milano, 17 në Varese, 8 në Como, 4 në Cremona, 3 në Leçe dhe nga 1 grabitje në Brianza dhe Brescia.

Ndërkohë që në një rast në Leçe shqiptarët u janë përgjigjur me zjarr efektivëve të policisë që i pikasën dhe u bënë thirrje që të dorëzoheshin. Pavarësisht se ishin në katër grupe të ndryshme shqiptarët bashkëpunonin me njëri tjetrin.

Sipas policisë, shqiptarët ishin gati për t’u kthyer në atdhe, ndërsa nga kontrolli iu sekuestruan dy pistoleta, dy makina, radio si dhe 2200 euro.  Mediat italiane kanë publikuar pamjet e grabitjeve.