Firma ndërpret punën nga COVID-i, shtyhet hedhja në qarkullim e 10 mijë lekëshit të ri

16 Maj 2020, 08:36 | Përditesimi i fundit: 2020-05-16 08:37:44

Zëvendësguvernatorja e Bankës se Shqipërisë Natasha Ahmetaj në një intervistë për Report Tv në emisionin "Pa Protokoll" u shpreh mbrëmë se pandemia do të shtyjë me disa muaj hedhjen në qarkullim të kartëmonedhës së re me prerje 10 mijë lekë. Ahmetaj tha se kompania e huaj që bën prerjen ka ndërprerë punën për shkak të pandemisë duke e shtyrë afatin e përcaktuar për në vjeshtë.