Firma e ndërtimit gërryen themelet ngjitur në një pallat, banorët në alarm

2 Dhjetor 2019, 12:01 | Përditesimi i fundit: 2019-12-02 12:39:44

TIRANE-Lëkundjet e forta sizmike të javës së kaluar, që kanë vijuar cdo ditë, madje edhe sot nuk e kanë penguar një firmë që po ndërton një pallat që të vijojë punën normalisht sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ekskavatori ka vijuar punën duke gërryer themele ngjitur me një pallat të banuar duke terrorizuar banorët.

Banorët denoncojnë në Report Tv se 'askush nuk na dëgjon'. Report Tv sjell pamjet nga punimet që po kryen firma e ndërtimit në rrugën 'Faik Konica' pranë stadiumit kombëtar në Tiranë, ndërsa banorët të alarmuar kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve, pasi gërmimet rrezikojnë themelet e pallatit.

    No videos found.