'Firmat ndotin lumenjtë në Shkodër', Ademi debaton me Prefektin: Policia i lejon të hedhin inertet

29 Tetor 2019, 20:32

SHKODËR- Një debat ka ndodhur ditën e sotme sa i përket ndotjes së lumenjve Buna, Kir apo Drin në Shkodër prej inerteve të cilat firmat i hedhin në shtratin e tyre. Pikërisht në takimin për sigurinë e rezervuareve, argjinaturave  dhe digave, Prefekti Çesk Millja është përplasur me kryetaren e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi. 

Millja është shprehur në takim se përgjegjësia për ndotjen e lumenjve është e Bashkisë dhe pushtetit vendor pasi firmat vijojnë të hedhin inerte në shtratin e lumit Kir, pranë Urës së Vrakës dhe në liqenin e Shkodrës. Më tej kjo tezë është përforcuar nga Shefi i Shtabit të Emergjencave Civile në Shkodër, duke akuzuar Bashkinë se nuk ka informacion lidhur me situatën aktuale të lumenjve, digave dhe argjinaturave. 

Por kryetarja Ademi është shprehur se asnjë nga digat e rezervuare dhe argjinaturat nuk janë në fondin e Bashkisë Shkodër dhe se prej 3 vitesh jep informacion kur ka gërryerje apo përçim të ujit nga çarjet. Sa i përket vetëgrumbullimit të inerteve, Ademi thotë se i ka kërkuar Ministrisë së Infrastrukturës për të caktuar një vengrumbullim për inertet por është refuzuar dy herë. 

Po ashtu ajo akuzon Policinë se 'i ka lëshuar pa duar''  firmat, duke i lejuar ata të hedhin inerte përgjatë shtretërve të lumenjve dhe pse sipas saj mjafton që vendosja e disa kamerave e parandalon këtë fenomen.