Firmoset kontrata për ndërtimim e hekurudhës së re Tiranë-Durrës! Balluku: Gati në verën e vitit 2023

3 Shkurt 2021, 15:38 | Përditesimi: 3 Shkurt 2021, 19:21

Pasi kanë kaluar 3 vite projektim, procedurë financimi dhe garë ndërkombëtare është firmosur sot kontrata për ndërtimin e hekurudhës së re Tiranë - Durrës.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku është shprehur se ky një investim strategjik që pas dekadash të tëra boshllëku hap kapitullin e rilindjes së Hekurudhës Shqiptare, me një aks prioritar që përkon edhe me vizionin e Metropolit Europian Tiranë-DurrësBalluku thotë se punimet do përmbyllen në verën e vitit 2023 dhe do të përmirësojë ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve nga Durrësi në Tiranë dhe anasjelltas.

r.k./Shqiptarja.com