Firmoset live marrëveshja mes PS e opozitës parlamentare! Më 23 korrik votohet '5 qershori', më 30 korrik hapja e listave! Rama-Bashës: Mos bëj gabimet e të shkuarës, hajde në tryezë

21 Korrik 2020, 22:56

PS dhe opozita parlamentare firmosën marrëveshjen politike për votimin e marrëveshjes së 5 qershorit dhe hapjen e listave. Report TV siguroi draftin e plotë të marrëveshjes politike, ku Murrizi tha se është kundër votimit të 5 qershorit duke mos rënë dakord me këtë pikë. Ndërkohë Gjiknuri ka kërkuar mbledhjen e Këshillit Politik nesër në orën 17:00.