Firmosi marrëveshjen me Kryemadhin, Basha: Udhëtimi i përbashkët për të ndryshuar Shqipërinë fillon sot

1 Mars 2021, 10:34 | Përditesimi i fundit: 2021-03-01 11:01:58

Kreu i PD Lulzim Basha në fjalimin e mbajtur pasi ka firmosur marrëveshjen me kryetaren e LSI Monika Kryemadhi ka deklaruar se sot fillon udhëtimi i përbashkët për të ndryshuar Shqipërinë.

“Çdo udhëtim i madh nis me një hap të parë dhe çdo shpresë is me një ëndërr e cila bëhet realitet. Udhëtimi i përbashkët për të ndryshuar Shqipërinë fillon sot. Gjatë javëve të fundit kam prezantuar planet tona të punës në të gjitha drejtimet për ekonominë arsuimin shëndetësinë… për kthi in e të rinjve në vend dhe ndalejne e katastrofës kombëtare të emigracionit, për integrimin europian, me anë të të cilit fiton çdo shqiptar. Këto janë plane që do ndryshojnë jetën tuaj. Ka ardhur kohë t ëshkojmë shtëpi më shtëpi, rrugë më rrugë fshat më fshat”, tha Basha.