Firmosi shkarkimin e Hajdarit, deputeti: Mosfunksionim mes grupit demokrat, nuk cenohet roli i saj në reformën zgjedhore

15 Maj 2020, 16:07

Deputeti i opozitës Halil Jakimi, i cili ka votuar pro zëvendësimit të Rudina Hajdarit me Myzlim Murrin në krye të grupit demokrat, ka treguar dhe aryset e këtij vendimi. Në një prononcim për Report tv Jakimi shprehet se arsyeja ka qenë mosfunksionimi dhe mosmarrëveshjet që kishin brenda grupit demokrat. Deputeti sqaron se ky vendim i marrë nga shumica e grupit nuk do cenojë rolin e Rudina Hajdarit në komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore dhe as në tryezën e Këshillit Politik pasi kauza për lista të hapura dhe ndryshim të kodit penal është dhe kauza e tij, shprehet Jakimi.