Firmosja e marrëveshjes me BERZH, Soreca: Mbështetje më shumë se kurrë e nevojshme!

8 Tetor 2020, 14:31

Në takimin online ku u  firmos marrëveshja me BERZH për investime për turizmin e trashëgiminë në Shkodër, Berat, Fier dhe Gjirokastër, ambasadori i BE Luigi Soreca tha se kjo mbështetje ishte më e nevojshme se kurrë për vendin tonë.

"Sot do të doja të përgëzoja kryeministrin, ministrin, qeverinë shqiptare për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje që është kyç një grand 40 milion euro për zhvillimin e turizmit dhe agro-turizmit.

Siç e di kryeministri kjo mbështetje është më shumë se kurrë e nevojshme. Sapo kemi nisur dhe një program të rëndësishëm që është faza e pas tërmetit. Siç e thamë ne presim që programi të ecë përpara dhe deri në fund të vitit do të nxjerrë tender.

Edhe njëherë jemi krenarë që BE-ja është donatori më i madh për investim në SHBA. Përgëzime për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje", tha Soreca.